City i ofron kontratë të re Silvas, nuk dëshiron largimin e tij

City i ofron kontratë të re Silvas, nuk dëshiron largimin e tij

Jul 22, 2023 - 15:02
 0  4
City i ofron kontratë të re Silvas, nuk dëshiron largimin e tij

Manchester City po bën presion mbi Bernardo Silvan për të nënshkruar një marrëveshje të re me klubin dhe për t’i dhënë fund spekulimeve të largimit të yllit portugez.

Silva është përfolur shumë për një largim nga City këtë verë, pasi e ka ndihmuar klubin në tripletën e tyre historike në sezonin e kaluar.

Megjithatë, Qytetarët janë të etur që 28-vjeçari të zgjasë qëndrimin e tij në Manchester dhe i kanë ofruar Silvës një marrëveshje dyvjeçare në krye të kontratës së tij aktuale, e cila ka edhe dy vjet për të përfunduar.

Marrëveshja e re do ta rriste pagën e tij në 300 mijë funte në javë dhe sipas The Mirror, City po i kërkon mesfushorit një përgjigje në mënyrë që të mund t’i japin fund thashethemeve rreth të ardhmes së tij.

Barcelona është interesuar shumë për Silvën, me Joan Laporta së fundmi që deklaroi se dëshiron të nënshkruajë me yllin portugez.

PSG-ja gjithashtu ka qenë në kontakt me Cityn për të ofruar një marrëveshje shkëmbimi për lojtarin, duke ofruar para plus lojtarë, por që e njëjta është refuzuar. /Klankosova.tv.

Huazuar nga Klan Kosova